19 Prill 2024

Vetëvendosja do të kandidojë ministrin Vitija për kryetar komune të Prishtinës

 Prishtinë, 3 gusht - Lëvizja Vetëvendosja pritet të dalë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për postin e kryetarit të komunës së Prishtinës.

Për kryeqytetin e Kosovës, VV-ja duket se ka përzgjedhur ministrin Vitia, një figurë që gëzon reputacion.

Edhe pse nuk është zyrtare, këtë e ka zbuluar kandidati për asamblenë në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Petrit Reçica, që ka konfirmuar se ministri aktual i Shëndetësisë, Arben Vitia do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se “po i bashkohem super ekipit te Arben Vitisë për kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës”.

“Në zgjedhjet lokale të këtij viti po i bashkohem listës së VV-së për asamble komunale. Pasi që bagazhi im ka të bëjë me gastronomi dhe evente kulturore po mendoj që jam përfaqësues i denjë i këtyre sektorëve. Pra: Për gastronominë dhe kulturën, pasi që gastronomia është kulturë. Ditëve në vazhdim do të jem më afër problemeve të kategorive që do t’i përfaqësoj, me shpresë që deri n ‘fillimin zyrtar të fushatës s’kam me postu gjana fushatore, deri atëherë mire mbetshi”, ka shkruar ai.

Arben Vitia është lindur me 24 dhjetor 1973, në Prishtinë. Ai është diplomuar në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, drejtimi Mjekësi e Përgjithshme. Gjatë vitit 2003-2004 ka punuar si Mjek në Mitrovicë. Që nga viti 2010, ai është aktivist në Lëvizjen VETËVENDOSJE! ku është angazhuar dhe ka drejtuar Komitetin për Shëndetësi.

Ai është deputet dhe anëtar i kryesisë së Vetëvendosjes. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas përfundimit të konsultimit me subjektet politike më 2 qershor 2021 dhe në mbështetje të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Kosovë, ka caktuar 17 tetorin 2021 datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)