19 Mars 2024

Vetë Qeverisja Lokale në Kosovë mbush 20 Vjet

Prishtinë, 22 nëntor - Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë Lisa Magno do të flasë në hapjen e konferencës Vetë - Qeverisja Lokale në Kosovë - 20 Vjet.

Konferenca Vetë - Qeverisja Lokale në Kosovë - 20 Vjet është organizuar nga Shoqata e të Diplomuarve (AA) të Programit Lidershipi Transformues (TLP) për të adresuar sfidat në sektorin e qeverisjes lokale dhe orientimeve strategjike. Krahas kësaj, diskutimi në panel pritet të nxjerrë në pah kontributet e programit TLP-AA në forcimin e qeverisjes lokale në Kosovë.

TLP-AA ka pasur një bashkëpunim të suksesshëm me komunat e Prishtinës dhe Kamenicës, ndërsa synon të zgjerojë bashkëpunimin me komuna tjera në të ardhmen.

TLP-AA u krijua me mbështetjen e Korpusit Qytetar me qëllim të promovimit të angazhimit të vazhdueshëm qytetar të të diplomuarve të programit TLP.

Ata që kanë përfunduar programet studimore të TLP-së tashmë janë dëshmuar në vazhdimësi si bartës të ndryshimeve në fushat e tyre përkatëse.

Në mesin e të diplomuarve të TLP-së përfshihen këshilltarë të lartë në Qeverinë e Kosovës, udhëheqës të shquar të OJQ-ve, sipërmarrës dhe profesionistë të zhvillimit.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)