26 Prill 2024

Veseli: S’ka amnisti, ta themelojmë Tribunalin për krimet serbe

Prishtinë, 27 prill - Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë sot homazhe tek pllaka përkujtimore e të pagjeturve në oborrin e Kuvendit.

Veseli tha se nuk ka amnisti e as falje për krimet serbe të kryera në Kosovë. Në Ditën e të Pagjeturve, ai ka kërkuar që Kuvendi ta votojë iniciativën e tij për formimin e Tribunalit për krimet serbe.

“Ky simbol prapa nesh që simbolizon dhembjen e njerëzve tanë, do shpagim. Serbia duhet të përgjigjet për krimet që ka kryer, përmes një Tribunali që kam iniciuar. Kosova e ka për obligim të kërkoj përgjigje", tha Veseli.

“Kuvendi tashmë do duhej ta votonte Tribunalin që e kam iniciuar në legjislaturën e kaluar, që është drejtpërdrejt te shteti serb. Nuk ka amnisti, nuk ka falje, ka veç përgjigje të Serbisë për krimet që i ka kryer. Nuk ka as pranim as nënshtrim, por vetëm përgjigje për krimet që i ka kryer”, ka thënë Veseli.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)