26 Prill 2024

Veprimet politike duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

Prishtinë, 24 prill - Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka folur rreth takimeve që ka zhvilluar me udhëheqësit politikë në Kosovë, ku ka theksuar se takimi me ta nuk nënkupton përkrahje për pozicionin e tyre.

Sipas saj, qëndrimi i Bashkimit Europian është që të gjitha veprimet politike duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Në lidhje me takimet e mia me udhëheqësit e Kosovës, unë theksoj se takoj të gjitha partitë politikë dhe liderët e tyre në kuadër të mandatit tim diplomatik”.

“Takimi me ta nuk nënkupton mbështetje për pozicionin e tyre. Pozicioni i BE-së është se të gjitha veprimet politike duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)