25 Prill 2024

Vendvotimet janë hapur me kohë në gjithë vendin

Prishtinë, 22 tetor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbajti konferencën e parë për media. Daka njoftoi lidhur me hapjen e vendvotimeve nëpër Kosovë

Kryetarja e  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka përmes një konference për media ka njoftuar se janë hapur të gjitha vendvotimet nëpër Kosovë. 

Daka në konferencën për media tha se, në vendvotimin në shkollën “Bislim Hajdari” ka munguar lista përfundimtare e votuesve.

Në gjithë Kosovën janë 899 qendra votimi ku 1 milion e 890 mijë e 952 persona me të drejt vote kanë mundësi të zgjedhin përfaqësuesit e tyre lokal.

Në zgjedhjet lokale janë të regjistruar 1 milion e 890 mijë e 952 qytetarë me të drejtë vote, në 899 qendra votimi me 2505 vendvotime.

Në garë për kryetar komune janë 204 kandidatë në 38 komuna të Kosovës.

Zgjedhjet e 22 tetorit do të monitorohen nga rreth 33 mijë e 200 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë subjektet politike të certifikuara, OJQ-të vendore, organizatat ndërkombëtare, ambasada, media vendore dhe ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)