14 Dhjetor 2018

Vendimi për pagat nuk mund të merret pa vendim të Kuvendit

Prishtinë, 13 qershor - Lëvizja Vetëvendosje! mbajti konferencë për media në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese mbi vendimin e Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave.

Anëtarja e Kryesisë dhe deputetja Albulena Haxhiu foli për shkeljet kushtetuese që ka bërë vetë trupi e GJK-së kur e ka nxjerrë vendimin se ngrijta e pagave nuk e cenon Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Në vend që Gjykata Kushtetuese të ndalonte abuzimin me paranë publike, gjyqtarët si Arta Rama - Hajrizi, Ivan Cukalovic, Allta Suroy, Snezhana Botusharova, Bekim Sejdiu, Selvete Gërxhaliu- Krasniqi, përmes këtij vendimi mundësuan ngritjen e pagave edhe për vete. Aktgjykimi i Gjykatës se rritja e pagave nga qeveria për vetë qeverinë dhe stafet e tyre është brenda normës kushtetuese tregon më shumë për karakterin në të cilin është zhytyr trupa e gjyqtarëve se sa për vet vendimin’’, tha deputetja Haxhiu.

Duke folur për këtë vendim dhe rrethanat e një shteti të kapur, ajo theksoi se ky veprim po ashtu i shërben konjukturës së pushtetit duke konstatuar se shumica e gjyqtarëve të Kushtetueses u shndërruan në rojtarë të kësaj konjukture duke shpërfillur detyrën e mbrojtjes së Kushtetutës si kohezion shoqëror.

“Vendimi i Qeverisë Haradinaj për rritje të pagave përpos që është vepër penale është edhe kundërkushtetues pasi që ka ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit. Këtë e dëshmon edhe qëndrimi mospajtues i dy gjyqtarëve te Gjykatës Kushtetuese, znj.Gresa Caka-Nimani dhe Almiro Rodriguez”, shtoi Haxhiu.

Ndërkaq, Avni Zogiani krahasoi pagat e kryeministërve të vendëve të rajonit karshi pagës mesatare të këtyre vendeve përkatëse që tregon se Qeveria e Republikës së Kosovës, përkundër që ka varfëri e pabarazi të madhe sociale i ka pagat më të larta në rajon.

Sipas shifrave të vitit 2017, paga mesatare në Mal të Zi është 509 euro, ndërkaq Kryeministri i këtij shteti paguhet 1130 euro. Në Bosnjë paga mesatare është 439 euro, kurse ajo e Kryeministrit 1700 euro, duke vijuar tutje me Maqedoninë ku mesatarja është 372 euro dhe ajo e Kryeministrit 1300 euro, në Serbia 407 euro mesatarja dhe 1000 euro e Kryeministrit, në Shqipëria 347 euro krahasuar me atë të Kryeministrit që merr 1700 euro. Ndërsa Kryeministri i Republikës së Kosovës ka pagën 2950 euro përkundër pagës mesatare që është 405 euro (sipas disa të dhënave edhe më e ulët).

Autoriteti që merr vendime në Republikën tonë lidhur me pagat është Kuvendi përmes ligjit për buxhetin dhe ligjit për pagat. Por jo vetëm kaq, vendimi për rritje të pagave është edhe shkelje e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për shkak se kjo rritje nuk është paraparë me buxhetin për vitin 2018. Ligji i Buxhetit 2018 ka paraparë vetëm rritjen e pagave 4% për të gjithë punësuarit që paguhen nga buxheti i shtetit.

Në bazë të përllogaritjeve të ekspertëve tanë, ky vendim ka implikime buxhetore prej 6 deri në 7 milionë euro që do të thotë se një pjesë e parave do të merren nga kategoritë e tjera buxhetore, mirëpo ky vendim nuk do të mund të merret pa vendim nga Kuvendi.

Do ia marrin ndonjë kopshti, shkolle, buxhetit per shendetësinë specifkisht për barnat apo kategorive sociale.

Lëvizja Vetëvendosje! ka nisur të hartojë kallëzimin penal për Kryeministrin dhe ministrat që kanë marrë pjesë në votim, perfshirë edhe gjyqtarët e Kushtetueses të cilët rriten edhe pagat e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 dhjetor 2018 - Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2018” mbahet turneu kundër Korrupsion “Kosova Open 2018”. (Kino “Armata”,  ora 10:00)

- Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës organizojnë tryezën "Roli i medias dhe shoqërisë civile në luftimin e korrupsionit". (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Instituti D4D organizon hapjen zyrtare të projektit “Rritja e qasjes së grave në punësim”. (Restorant Tartine Deli, Prishtinë, ora 10:00)

- Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2018” mbahet tryeza me temë "Lufta Kundër Korrupsionit në Ballkan. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e përurimit të shtëpisë për familjen skamnore në fshatin Livoç. (Fshati Livoç, ora 10:30)

- Në kuadër të Javës Kundër Korrupsion, Demokraci Plus organizon debatin publik në lidhje me gjetjet e monitorimit të prokurimit publik në Komunën e Prishtinës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Let's Do It organizon aksion pastrimi në Plemetin të Obiliqt në kuadër të Fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën". (Plemetin, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Qendra Tregtare "Plus Center “ organizon hapjen e ekspozimit dhe promovimit të prodhimeve vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2018” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU?. (Objekti i Qendrës Tregtare "Plus Center“ ne Ferizaj, ora 12:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të mbajë ngjarjen përmbyllëse të “Javës Kundër Korrupsionit 2018”, ku do të jenë prezent Ambasadorët e Shteteve Anëtare të QUINT, BE dhe Koalicioni i OJQ-ve. (Përpara Teatrit Kombëtar, ora 15:00)

- Fondi për të Drejten Humanitare organizon ligjëratën publike “Sot, 20 vite më parë: Rasti Panda”. (Qendra e Dokumentimit në bibliotekën Hivzi Sulejmani, rruga “Sadik Bekteshi” nr 16, ora 16:30)

- Federata Kosovare e Atletikës organizon manifestimin sportiv të atletikës "Laureatët e vitit – Gala Athletics2018”. (Miracle Beni Dona, Zona Industriale, ora 18:30)

- Shfaqet drama jokonvencionale e Mark Ravenhill lidhur me dy vëllezër identikë të cilët ritakohen pasi që janë rritur ndarazi më Gjermaninë lindore dhe perëndimore. (Ambienti i fondacionit “Shtatëmbëdhjetë”, rruga e Muzeu Etnologjik, ora 20:00)