19 Prill 2024

Vendimi i Gjykatës ende nuk i është dërguar Kuvendit

Prishtinë, 30 mars - Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ende nuk i ka dërguar Kuvendit të Kosovës vendimin rreth rastit të Behxhet Pacollit.

Këtë e konfirmoi Vjosa Osmani nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mësohet se është nënshkruar nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ndërkaq pritet që t`i dërgohet Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Presidencës, Grupit parlamentar të LDK-së.

Ndryshe, mediat kanë raportuar se kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani pritet të emërohet ushtrues i detyrës së presidentit të Kosovës.

Hasani do të emërohej në këtë detyrë duke u mbështetur në Kushtetutën e Kosovës, në të cilën nënvizohet se pas kryetarit të Parlamentit, detyrën e ushtruesit të presidentit mund ta kryejë kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ditë më parë e ka vlerësuar si të pranueshme ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me mënyrën e zgjedhjes së presidentit të Kosovës, Behxhet Pacolli, duke vlerësuar kështu se vendimi për zgjedhjen e tij ka qenë jo-kushtetues.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)