26 Prill 2024

Varheyli: Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave

Prishtinë, 8 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe për projektet investive të Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Republika e Kosovës me projektet e saj të prezantuara në këtë plan të investimeve.
 
Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, OIiver Varheyli, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova i ka përmbushur kushtet për të fituar liberalizimin e vizave por që duhet bindur shtetet anëtare e që sipas tij kjo nuk është e lehtë.

“Po, kushtet janë përmbushur megjithatë ne duhet ti bindim shtetet anëtarë dhe bindja e shteteve anëtare nuk është nje punë e lehtë, kjo do të arrihet vetëm nëse dëshmojmë përparim në teren me punën ditore dhe arritjen e rezultateve. Na jepni kohë dhe hapësirë qe të arrijmë ketë”, ka thënë ai.

“Shoh se ka përparim, ka angazhim shoh se nuk janë negociata të lehta të cilat duhet ti bëjnë mirëpo gradualisht është një momentum qe ka filluar të zhvillohet, Lajçak ka investuar shumë. Dhe gjithashtu parterët amerikan janë të interesuar në ketë. Shpresoj qe mund te ia dalim jo në një të ardhme te largët”, tha ai për procesin e dialogut.

Kryeministri Hoti ka thënë mirëpret Komisionerin Varhelyi dhe bashkëpunëtorët e tij, që kanë sjell në Prishtinë një lajm fantastik, një lajm shumë të madh për Ballkanin Perëndimor, edhe për Kosovën, të planit të investimeve dhe të rimëkëmbjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor në vlerë totale prej 28 miliardë euro, prej të cilave 9 miliardë janë grante, që ju jepen vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ky sipas tij është lajmi kryesor që Komisioneri sot sjell në Prishtinë, pas plot bisedave që kemi pas në Bruksel në disa takime radhazi, për të cilën e falënderoj Komisionerin dhe bashkëpunëtorët e tij.

"E them me shumë kënaqësi që projekti, që ne e kemi propozuar si Qeveri për t’u bërë pjesë e këtij plani të investimeve për Ballkanin Perëndimor, janë përfshirë plotësisht, përfshirë këtu  autostradën Prishtinë-Merdarë, hekurudhën Prishtinë-Merdarë, gazpërçuesin nga Maqedonia e Veriut, trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë, fazën e dytë të Ibër-Lepencit, infrastrukturën Broadband, projektet që lidhen me dekarbonizimin dhe projektet e tjera."

"Ky është një lajm shumë i mirë dhe unë besoj që për tri-katër vite, do t’i ndërrojë komplet rrethanat ekonomike në Kosovë dhe regjion", ka theksuar Hoti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)