19 Mars 2024

USAID nënshkruan projektin e ri për Qeverisje Efektive Lokale

Prishtinë, 20 shkurt - Ndihmës Administratori i USAID-it për Europë dhe Euroazi Brock Biermann do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të nënshkrimit për aktivitetin e ri të USAID-it Qeverisja Efektive Lokale. 

Projekti i USAID-it Qeverisja Efektive Lokale do të forcojë kapacitetet dhe karakterin gjithpërfshirës të qeverisjes komunale në 14 komunat e shënjestruara. 

Aktiviteti do të adoptojë një qasje holistike ndaj përfshirjes së popullatave jo-shumicë në institucionet dhe shoqërinë e Kosovës. 

Ai do të hyjë në partneritet me komunat dhe grupet e komuniteteve për të përmirësuar shërbimet komunale dhe rritur angazhimin e qytetarëve me zyrtarët e tyre të zgjedhur. 

Aktiviteti i ri gjithashtu do të punojë me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për të siguruar një bashkëpunim dhe komunikim në mes të nivelit qëndror dhe qeverive komunale i cili do të jmbështesë edhe implementimin e dialogut të Brukselit

Aktiviteti pesëvjeçar në vlerë prej 12 milion dollarë amerikan do të implementohet nga International City/County Management Association (ICMA).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)