19 Prill 2024

UP dhe UKZ bashkëpunojnë për jetësimin e Klinikave Juridike

Gjilan, 22 nëntor - Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në mbështetje të Aktivitetit të USAID-it Drejtësia Vlen dhe në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës, organizojnë diskutim në lidhje me “Klinikat Jurdike me raste reale”.

Qasja në Drejtësi është një parim themelor i sundimit të ligjit. Në këtë drejtim Klinikat Juridike me raste reale luajnë një rol të rëndësishëm për përmirësimin e qasjes në drejtësi për të gjithë.

Diskutimi ka për qëllim që të forcoj bashkëpunimet e akterëve relevant për jetësimin e Klinikave Juridike me raste reale për të hartuar zgjidhje të përshtatshme dhe të qëndrueshme.
 
Aktiviteti i USAID-it Drejtësia Vlen është një projekt trevjeçar i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për të përmirësuar qasjen në drejtësi për të gjithë, duke përfshirë grupet e pafavorizuara dhe të margjinalizuara përmes forcimit të institucioneve, akterëve dhe proceseve për ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike, dhe informacionit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)