19 Janar 2020

UNDP vazhdon mbështetjen në fushën e sundimit të ligjit

Prishtinë, 12 korrik - Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, priti sot në takim njoftues Përfaqësuesen e Përhershme e UNDP-së në Kosovë Znj. Maria Suokko të cilën e uroj për pozitën e re dhe e njoftoi mbi zhvillimet dhe rezultatet në fushën e sundimit të ligjit.

Ministri Tahiri e falënderoi UNDP-në për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në sektorin e drejtësisë veçanërisht në fushën e kundër korrupsionit ku si rezultat i bashkëpunimit të ndërsjellë janë arritur rezultate në fushën e legjislacionit dhe politikave.

Ministri Tahiri shprehu përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit me UNDP-në në proceset aktuale si dhe projektet në të ardhmen që do të dalin nga Rishikimi Funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit.

Në anën tjetër, znj. Suokko përgëzoi Ministrin Tahiri për rezultatet e arritura në sektorin e drejtësisë si dhe shprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetje në zbatimin e legjislacionit dhe forcimin e kapaciteteve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 janar 2020 - Federata e Futbollit e Kosovës do të fillojë projektit zhvillimor “Elite Youth Development Programme U15”, i cili do të realizohet në të gjitha regjionet. (Fusha e mbuluar “Prince” në lagjen Arbëri në Prishtinë, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”. (Qendra “BogdaniPolis”, Katedralja “Shën Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”.  (Qendra “Bogdanpolis” në Prishtinë, ora 10:00)

- Teatri i Qytetit të Prishtinës 'Dodona' shfaq premierën për fëmijë “Fjalët magjike” nga Alba Loxha e në regji të Shkurtë Aliut e cila trajton nevojën e përdorimit të fjalëve magjike: “më fal”, “të lutem”, “faleminderit” etj., nga fëmijët. (Teatri Dodona, ora 12:00)