19 Prill 2024

UNDP lansoi rezultatet e anketës së zhvilluar në Mitrovicë

Mitrovicë, 19 nëntor - UNDP shpalosi Faktet e Shpejta të anketës së zhvilluar në Mitrovicë.

Sondazhi ofron një përmbledhje të përceptimeve të popullatës në jug dhe veri të Mitrovicës mbi kushtet e jetës së përditshme.

Ajo pasqyron pikëpamjet e të gjitha grupeve etnike lidhur me situatën ekonomike dhe politike, mirëqenien, qeverisjen komunale, pjesëmarrjen qytetare, decentralizimin, dhe besimin në organizatat e sigurisë.

Raporti gjithashtu zbulon fakte interesante në lidhje me shqetësimet e njerëzve, përceptimet, dhe gadishmërinë e komuniteteve për të punuar me njëri-tjetrin, si dhe përceptimet e ndryshme të komuniteteve rreth problemeve madhore me të cilat ballafaqohet Mitrovica.

Anketa e opinionit publik në Mitrovicë është pjesë e programit të UNDP-së Zhvillimi në Zonën e Mitrovicës (ABD) dhe ka për qëllim t’ju ofrojë palëve të interesuara në Kosovë të dhëna me kohë për të analizuar nevojat dhe trendet zhvillimore si dhe të shërbejë si bazë e informatave për ndërhyrjet e ardhshme për të përmirësuar marrëdhëniet ndëretnike në këtë territor.

Përceptimet bazohen në analizat statistikore të një ankete të opinionit publik që u mbajt në korrik 2010. Anketa është bazuar në intervista të drejtëpërdrejta me 1000 respondentë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)