12 Dhjetor 2019

Trajkoviq: Dorëheqja e Haradinajt e ka shtyrë kohëzgjatjen e taksës

Prishtinë, 22 korrik - Kryetarja e Lëvizjes Evropiane në Kosovë, dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka thënë se dorëheqja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka shtyrë kohëzgjatjen e tarifës ndaj mallrave serbe.

Në nëntor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës, vendosi tarifën ndaj mallrave serbe, duke bërë që Beogradi të anulojë pjesëmarrjen në bisedimet për normalizimin e raporteve me Kosovën, që po zhvilloheshin me lehtësimin e Bashkimit Evropian.

"Kjo është goditja e tij e fundit dhe më e fuqishme për refuzimin e heqjes së taksës dhe unë nuk shoh ndonjë mundësi të pezullimit të saj në këtë kohë", ka thënë Trajkoviq për të përditshmen “Danas”.

Ajo deklaroi se në pranverën e vitit të ardhshëm janë zgjedhjet në Serbi "kështu që nuk do të ketë përparim serioz në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës deri në fund të qershorit (2020)".

Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, të premten, pasi kishte pranuar ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ai ka kundërshtuar heqjen e taksës, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 dhjetor 2019 - Zyrtarja për Demokraci dhe Qeverisje e USAID-it në Kosovë, Christina Davies, do të flasë në hapjen e konferencës së titulluar Rritja e Transparencës së Gjyqësorit. (Biblioteka Kombëtare, ora 9:30)

- Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsionit organizon tryezën e diskutimit me titull “Sinjalizuesit në luftën kundër korrupsionit në prokurim publik”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ojq ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizojn hapjen e minibibliotekës në Sheshi “Adem Jashari” në Prihtinë. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 10:00)

- UBT dhe Radio Deutsche Welle, në kuadër të projektit “Balkan Booster”, organizojnë debatin më temë diskutimi: “Degradimi i mjedisit dhe qasja e medias ndaj mjedisit”, debat në të cilin shfaqet kontributi dhe qasja e medias ndaj këtij problemi. (Kampusi Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 11:00)

- Drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani dhe drejtoresha e organizatës për zhvillim rural “Mëshqerra”, Florentina Kida-Gërguri mbajnë konferencë për media më qëllim sqarimin lidhur me keqinformimin e opinionit nga disa media, rreth shpërndarjen e lopëve qumështore. (Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- RIT Kosova dhe Instituti për Trajnime Zhvillimore organizon ceremoninë e ndarjes së çertifikatave për studentët që i kanë përfunduar me sukses kurset të Koslift. (Objekti i RIT Kosova AUK, ora 11:30)

- Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë organizon tryezën “Sigurimet Shëndetësore po fillojnë ?!” (Hotel AFA, ora 12:00)

- Ojq ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizojn hapjen e minibibliotekës në Kampusi Universitar. (Kampusi Universitar në Prishtinë, ora 12:00)

- Aksionari i institucionit jo-bankar Monego organizon konferencë për shtyp, rreth vendimit të Bankës Qëndrore dhe revokimit të licencës së Monego. (Shoqëria e Avokatëve “Koci & Vokshi”, Rr. Robert Doll Nr.19, ora 13:00)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, do të flasë në ngjarjen e shënimit të sukseseve të aktivitetit të USAID-it Fuqizimi i Sektorit Privat, i cili filloi në vitin 2014. (Hoteli Emerald, ora 13:30)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Lufta kundër pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme: Ku qëndron Kosova?”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 14:00)

- Kolegji Heimerer organizon tryezë diskutimi me temën “E tashmja dhe e ardhmja e Sistemit Informative Shëndetësor në Kosovë”. (Kolegji Heimerer, ora 14:00)

- Prezantohet shfaqja multidisiplinore Alter..."Një rrugetim në vete të parë" , e cila do të mbahet për herë të parë në Prishtinë. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 19:30)