19 Prill 2024

Themelohet Lobi për Barazi Gjinore në Kosovë

Strugë, 22 nëntor - Dje, 64 gra nga 17 komuna të ndryshme, përfaqësuese nga sfera politike dhe shoqëria civile themeluan Lobin për Barazi Gjinore në Kosovë.

Lobi për Barazi Gjinore u themelua në takimin e tretë të Grupeve Avokuese të Grave, i cili po mbahet në Strugë, Maqedoni.

Që nga viti 2010, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) ka përkrahur aktivitetet e Grupeve Avokuese të Grave nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, mirëpo në këtë takim që po mbahet në Strugë, u vendos që edhe burrat dhe djemtë e Kosovës të cilët përkrahin të drejtat e barabarta mes grave dhe burrave, të kenë mundësinë të jenë pjesë e grupit.

Deklarata pёr themelimin e Lobit pёr Barazi Gjinore thotë:

\"Ne, tё nёnshkruarat më poshtë, nga sfera e politikёs dhe shoqёria civile, me 21 nёntor 2014 themeluam Lobin pёr Barazi Gjinore. Si anёtar të kёtij Lobi, ne pёrkushtohemi tё punojmё sё bashku drejt arritjes sё barazisё gjinore nё Kosovё, pa marrё parasysh preferencat tona politike, gjininё, moshёn, etnicitetin, aftёsitё, fenё, pozitën gjeografike, nivelin e edukimit ose statusin shoqёror-ekonomik.\"

\"Ne do tё punojmё drejt pёrmbushjes sё vizionit tonё tё pёrbashkёt pёr barazi gjinore nëpёrmjet shkёmbimit tё pёrvojave dhe informatave tona, partneriteteve, rrjetёzimit, avokimit dhe duke iu shёrbyer nevojave tё të gjithë qytetarëve të Kosovës.\"

Anëtar të këtij lobi mund të jenë gra dhe burra, djem dhe vajza, nga e gjithë Kosova dhe të cilët e përkrahin këtë vizion.

Ky takim në Strugë u mundësua me përkrahjen e Austrian Development Agency (ADA).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)