19 Mars 2024

Themelohet Koalicioni për Barazi

Prishtinë, 22 qershor - Sot në Prishtinë, gjatë nismës “Fuqizimi i Pjesëmarrjes së Grave në Politikë dhe Vendimmarrje në Kosovë”, gratë në politikë në nivelin qendror dhe lokal, organizatat joqeveritare të udhëhequra nga gratë dhe gratë aktiviste të cilat përkrahin dhe fuqizojnë njëra tjetrën në përmirësimin e pozitës së gruas në politikë, vendimmarrje dhe avancimin e barazisë gjinore në Kosovë, themeluan Koalicionin për Barazi.

Pjesëmarrëset u zotuan se do të punojnë drejt përmbushjes së misionit dhe vizionit të përbashkët për fuqizimin dhe përmirësimin e pozitës së grave në politikë dhe vendimmarrje dhe arritjes së barazisë gjinore në Kosovë, pa marrë parasysh preferencat politike, gjininë, moshën, etnicitetin, aftësinë, religjionin, pozitën gjeografike, nivelin e edukimit ose statusin shoqëror-ekonomik.

Ish-Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga në fjalën e saj përshëndetëse për këtë ngjarje të rëndësishme, ndër të tjera shtoi se “Asnjë grua nuk do të ishte përmendur në histori në qoftë se ato nuk do të ishin të bashkuara në kauzat e tyre”.

Për sukseset e ndryshimeve që ndodhin kur bashkohen gratë në politikë me gratë e shoqërisë civile, Igballe Rogova, Drejtore Ekzekutive e RrGK-së, theksoi se “Mesazhi i këtij bashkimi është solidariteti mes grave”.

Ajo tregoi se duke parë që dukshëm po shfaqej ideja që gratë nga të gjitha sferat të bashkoheshin, dhe duke parë që gratë mbeten të nënpërfaqësuara në politikë në nivel komunal dhe qendror në Kosovë, dhe për ta adresuar këtë çështje Ambasadorja Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuese e Posaçme e BE-së, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dhe Lobi i Kosovës për Barazi Gjinore bashkë-organizaun dhe thirrën takimin e parë me 13 qershor 2018 të nismës “Fuqizimi i Pjesëmarrjes së Grave në Politikë dhe Vendimmarrje në Kosovë”, nga i cili rezultoi edhe takimi i sotëm.

Kjo ngjarje është mbështetur nga Zyra e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)