20 Prill 2024

Thaçi: Vizita e Stefanoviçit, fillim i marrëdhënieve të reja

Prishtinë, 12 maj - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka cilësuar vizitën e shefit të delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviç, si fillim të një marrëdhënie të re midis Serbisë dhe Kosovës.

Sipas zotit Thaçi, kjo madje është një fillim i njohjes de jure e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë.

Kryeministi Thaçi i ka bërë këto komente gjatë një takimi me Fernando Xhentilinin, të dërguarin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Ndërsa Xhentilini ka vlerësuar se dialogu Prishtinë-Beograd do të zgjidhë shumë çështje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)