05 Dhjetor 2020

Thaçi të hënën prezantonë të arriturat para GDN së

Prishtinë, 4 shkurt - Në mbledhjen e rregulltë të Qeverisë se Republikës së Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi ka njoftuar se të hënën do t\'i drejtohet Grupit Drejtues Ndërkombëtar për të arriturat e Republikës së Kosovës.

Kreu i ekzekutivit të vendit ka theksuar se para Grupit Drejtues Ndërkombëtar do të flas për zhvillimet në Kosovë si shtet i pavarur e sovran, me një shoqëri demokratike e multietnike.

\"Do të flas për zhvillimet në Kosovë, si shtet i pavarur sovran me një shoqëri demokratike dhe shumetnike, për procesin elektoral që e kaluam me një standard shumë të lartë demokratik, me gjithëpërfshirje, për zgjedhjen e kryetarëve të rinj legjitim, për suksesin në procesin e decentralizimit dhe zgjedhjen e liderëve të rinj edhe në katër komunat e reja, për angazhimet tona në FMN dhe Bankën Botërore dhe përpjekjet tona për anëtarësim në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim\", ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se theks të veçantë në raportimin e tij do të ketë edhe zbatimi i Kushtetutës dhe zbatimi i plotë i ligjeve në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, pjesë e kësaj paraqitje të kryeministrit para Grupit Drejtues Ndërkombëtar do të jenë edhe zotimet e institucioneve të Kosovës për thellimin e reformave demokratike që raporti i progresit për vitin 2010 të jetë shumë më pozitiv për të sotmen dhe të ardhmen evropiane, hapjen e perspektivës për liberalizimin e vizave dhe hapjen e dialogut për stabilizim asociim.

Qeveria po ashtu ka ndarë shumën prej 2.1 milionë eurove për funksionimin e komunës së Shtërpcës dhe të Graçanicës, për realizimin e projekteve kapitale në këto komuna, duke i shtuar edhe një shumë prej 150 deri në 250 mijë euro për rregullimin e lumit në Graçanicë.

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza, ka thënë se zotimi i mjeteve për komunën e Graçanicës dhe Shtërpcës bëhet me qëllim të mbështetjes dhe përkrahjes së komunave të reja sidomos atyre me popullsi të përzier.

\"Qeveria ka premtuar zotimin e shumës prej 2.1 milionë eurove. Zotimi i kësaj shume bëhet nga rezerva e paparashikuar e Qeverisë, ndërsa me rishikimin e buxhetit kjo shumë do të ndahet në ministritë e caktuara. Këto mjete, të cilat propozohen të ndahen për komunën e Shtërpcës dhe Graçanicës ndahen për projekte të ndryshme\", ka thënë Hamza.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, ka përmendur premtimin e kryeministrit Hashim Thaçi për përkrahjen e komunave të reja, në mënyrë që të tregohet niveli i lartë i demokracisë.

\"Nga ato 1 milionë euro, 500 mijë janë të zotuara nga ana juaj. Nga ana tjetër e kam përmendur se e di se kryeministri ka qenë prezent dhe ka thënë se do të rregullohet lumi. Ju vetë keni thënë se ne i përkrahim ato komuna të reja që janë shumë me rëndësi që të tregojnë sa demokratikë jemi ne\", ka thënë Rashiq.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Nenad Rashiq, ka ngritur çështjen e rritjes së pensioneve për ish pjesëtarët e UÇK së dhe invalidët e luftës, duke thënë se duhet të gjinden mjetet për ligjin për këto kategori, sepse është një problem delikat.

Zv/ministri Hamza ka bërë të ditur se është propozim i Qeverisë që invalidët e luftës të kenë ngritje të pensioneve duke filluar nga janari 2010 dhe për këtë MEF i ka ndarë një fond shtesë, i cili ekziston në kuadër të MPMS. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Dhjetor 2020

- Let’s Do It do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve duke shpallur vullnetarët e vitit 2020. (Zyrat e Let’s Do It, lagjja Pejton, rr. Pashko Vasa, ora 11:00)