28 Mars 2024

Thaçi: S'do të diskutojmë statusin, Kurti kërkon referendum

Prishtinë, 7 mars - Ka nisur punimet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për bisedimet e pritshme Kosovë-Serbi.

Në fjalën e tij kryeministri Hashim Thaçi i ftoi deputetët që ta mbështetësin dialogun, pasi sipas tij kjo është e domosdoshme për integrimin e Kosovës për në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

“Ftoj kritikët që në vend që të akuzojnë qeverinë për mungesën e një platforme të japin idetë e tyre” theksoi Thaçi duke shtuar se qeveria ka një platformë për bisedimet që nga shtatori i vitit të kaluar.

Sipas tij kjo platformë i është dorëzuar edhe përfaqësuesve të BE-së dhe SHBA-së dhe elementet kyçe të platformës janë të pranuar.

Ai gjithashtu ka theksuar se një nga çështjet e cila nuk do të diskutohet në bisedime është statusi që sipas tij tashmë është një çështje e mbyllur pasi Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj.

Nderkaq, kreu i lëvizjes “vetëvendosje” Albin Kurti ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Thaçi se nuk e ka bërë publike axhendën e bisedimeve Kosovë-Serbi.

Në fjalën e tij mbajtur në Kuvendin e Kosovës, Kurti theksoi se duhet të organizohet një referendum nëse duhet të nisin ose jo këto bisedime.

Sipas tij qeveria i ka pranuar bisedimet me Serbinë pa u bërë më parë një debat publik lidhur me ktë çështje.

Gjithashtu Kurti theksoi se me anë të këtyre bisedimeve do të vihen në pikëpyetje çështje të brendshme të Kosovës duke theksuar se këto bisedime nuk i sjellin asgjë vendit por vetëm Serbisë duke e anëtarësuar atë në BE.

“Këto bisedime do ta anëtarësojnë Serbinë në Bashkimin Europian dhe më pas ajo do të kushtëzojë të drejtat tona ashtu siç po bën edhe greqia me Maqedoninë” theksoi Kurti.

Ai ka akuzuar kryeministrin Thaçi se po i zhvillon bisedimet për të ruajtur pushtetin e tij dhe jo për të mirën e vendit.

“Këto bisedime tregojnë falje që ne kërkojmë ndaj Serbisë pa na kërkuar ajo falje ne” theksoi Kurti duke shtuar se Kosova duhet të përafrohet me Tiranën dhe jo me Serbinë.

Kjo është hera e parë që Kuvendi i Kosovës po debaton për bisedimet teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, bisedime që mund të shkaktojnë tension për shkak të dallimeve mes grupeve parlamentare për këtë çështje.

Nëse shumica e deputetëve deklarohen kundër bisedimeve, delegacioni i Prishtinës nuk mund të udhëtojë për në Bruksel, ku është paralajmëruar se do të nisë faza e parë e bisedimeve ndërmjet dy vendeve, me 8 mars. pritet që kuvendi të miratojë edhe një rezolutë për këto bisedime.

Debate i sotëm në kuvendin e Kosovës, do të përcaktojë kornizat e përgjithshme dhe të përcaktohet fushëveprimi i bisedimeve se për çfarë mund të bisedojë Qeveria dhe se për çfarë nuk mund të bisedojë, por edhe aspekte te tjera.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)