29 Mars 2024

Thaçi: Raporti i Martit- propagandë Gebelsiane

Prishtinë, 30 dhjetor - Kryeministri në dorëheqje i Kosovës Hashim Thaçi i ka dhënë një goditje raportit të Martit, që e lidh atë me trafikimin e organeve, duke thënë se mënyra se si janë bërë akuzat i kujton atij propagandën naziste të Xhozef Gebelsit.

Në një intervistë për të përditshmen zviceriane TagesAnzeiger, Thaçi ka akuzuar raportuesin e Këshillit të Evropës, Dik Martin, se po punon kundër lirisë së Kosovës dhe se ka përdorur ”nuanca raciste” në raportin e tij.

“As nuk ka fakte e as prova”, ka thënë ai, duke shtuar se raporti është një akti i “hakmarrjes politike”.

“Raporti i Martit përfshin shumë fabrikime dhe është i mbështetur nga thashethemat”, ka thënë Thaçi.

Mënyra se si e ka shkruar Marti këtë raport ma kujton propagandën e Xhozef Gebelsit. Nuancat e këtyre pamfleteve janë raciste“, ka thënë Thaçi.

Ai ka shtuar se Marti ka bërë “shpifje për tërë popullin shqiptar dhe është munduar të kriminalizojë luftën tonë për liri kundër politikave shtypëse të Serbisë“.

\"Marti është armik i lirisë sonë dhe e ka vënë vetëveten në shërbim të nacionalizmit serb“, ka thënë Thaçi.

Në intervistën e sotme, Thaçi ka thënë se do të përdorë të gjitha format juridike dhe politike për të luftuar kundër raportit dhe ka deklaruar se ai nuk është i përfshirë në asnjë aktivitet kriminal“. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)