20 Prill 2024

Thaçi: Për Shtëpinë e Verdhë dëgjova nga të Verdhët

Prishtinë, 10 janar - Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, i përfolur për trafikim organesh nga komisioneri i KiE-së Dick Marty, sërish ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij. 


Gjatë një interviste për EU Observer, Thaçi ka thënë se “për herë të parë dëgjoi për Shtëpinë e Verdhë nga mediat e “Verdha” në Beograd dhe libri i Carla Del Pontes.

"UÇK-ja luftoi për çlirimin e vendit. Gjithë bota e di kush ka bërë genocid. Raporti i Dick Martyt ka për qëllim ta kriminalizoj luftën për liri, dhe ta dëmtoj imazhin e Kosovës për t`i penguar njohjet, ta dëmtoj imazhin e Shqipërisë dhe dialogun e ardhshëm Kosovë-Serbi”, ka thënë Thaçi.

Ai më tej ka shtuar se raporti anti Kosovë i Martyt është edhe një përpjekje kundër miqve ndërkombëtarë të Kosovës si SHBA-së e BE-së. Shumë liderë në Prishtinë kanë folur për mundësinë e shtyrjes së bisedimeve deri në qartësimin e kësaj çështjeje. Raporti i Dick Martyt prezantohet për diskutim në fund të janarit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)