17 Janar 2021

Thaçi nominohet mandatar për formimin e Qeverisë

Prishtinë, 18 shkurt - Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi mori sot vendim për nominimin e z.Hashim Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Duke u bazuar në nenin 90, në nenin 84 pika 14, në nenin 95 paragrafi 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe në Vendimin Nr.231 – 2011, datë 07 shkurt 2011 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për certifikimin e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2010, U.D. së Presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi ka nxjerrë vendim për nominimin e z.Hashim Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Sipas vendimit, mandatari i nominuar, z.Hashim Thaçi, në afatin më të shkurtër kohor, ftohet të bëjë konsultimet e nevojshme me partitë politike për të formuar koalicionin për Qeverinë e re dhe të dalë me propozim para Kuvendit të Republikës së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Dhjetor 2020

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim  me Federatën Skitare se Kosovës organizon garën e skijimit 'Kupa e Gjeravicës 2021'. (Nisja për në Bjeshkën e Belegut nga oborri i Komunës së Deçanit, ora 8:00 - Arritja në Bjeshkën e Belegut, ora 10:00)