04 Korrik 2020

Thaçi ndan dekoratë për Bankën Botërore në njëzetvjetorin e saj në Kosovë

Prishtinë, 20 nëntor - Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në njëzetvjetorin e Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë dhe dhjetëvjetorin e anëtarësimit të Kosovës në Bankën Botërore, Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë i ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave.

 Kjo dekoratë i është dorëzuar Drejtoreshës Regjionale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder.

“Bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Bankës Botërore ka qenë jashtëzakonisht i mirë dhe të gjitha projektet e financuara nga Banka Botërore kanë dhënë rezultate shumë të mira në ekonominë dhe shoqërinë tonë. Ato kanë ndikuar në stabilitetin financiar dhe në rritjen ekonomike të Republikës së Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.

 Medalja Presidenciale e Meritave i është dhënë Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë për kontributin e saj në zhvillimin ekonomik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Korrik 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi Inspekton investimet në fushën e futbollit në fshatin Novosellë të Pejës. (Fshati Novosellë, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim drejtuesit e institucioneve shëndetësore. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton shpellën “Bukuroshja e Fjetun”, promovim i turizmit kulturor. (Pejë, ora 13:30)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Garën ndërkombëtare e automobilizimit “Kulla 2020”. (Pejë, ora 15:30)