29 Mars 2024

Thaçi: Me Serbinë bisedohet vetëm për çështje teknike

Prishtinë, 12 korrik - Kryeministri Hashim Thaçi tha sot se me Serbinë mund të bisedohet për çështje teknike, por paraprakisht, presidentit serb, Boris Tadiq duhet të përkulet edhe para viktimave që Serbia i bëri në Kosovë dhe t’i kërkoj falje popullit të Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaçi ripërsëriti sot edhe një herë qasjen e Kosovës për politikë të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë këtu edhe Serbinë. Në këtë rrafsh, Thaçi tha se Prishtina nuk kundërshton takimet për të biseduar për çështje teknike me Serbinë që kërkojnë zgjidhje.

Gjithashtu kryeministri Thaçi e ka vazhduar porosinë e tij për presidentin serb Boris Tadiq që t’i arrestojë kriminelët e luftës, siç është Mlladiqi, duke i thënë se me Mlladiqin të lirë, Serbia nuk mund të ketë perspektivë euroatlantike. Ndryshe, ai ka përjashtoi kategorikisht mundësinë e ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Kryeministri Thaçi tha se pret një etapë të re të zhvillimit të Kosovës pas opinionit këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që pritet të publikohet këtë muaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)