23 Prill 2024

Thaçi: Limaj ka imunitet, UÇK s`ka bërë krime

Prishtinë, 24 mars - Një javë pas lëshimit të fletë-arrestit të EULEX-i ndaj deputetit Fatmir Limaj, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se UÇK-ja nuk ka bërë krime, ndërsa ka porositur që të respektohet Kushtetuta.

“Qëndrimi i Qeverisë ka qenë shumë i qartë, edhe sot dhe do të jetë përgjithmonë dhe qëndrim i politikës kosovare. UÇK-ja ka zhvilluar luftë të drejtë e të pastër për liri dhe pavarësi, ka zhvilluar luftë duke respektuar të gjitha normat dhe standardet ndërkombëtare, të konventave ndërkombëtare”, ka thënë kryeministri Thaçi.

Ai ka thënë se akuzat ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, kanë qenë edhe më herët, dhe janë edhe sot të padrejta.

“UÇK-ja nuk ka bërë krime në asnjë rrethanë. Edhe në rastin konkret, që ju pyesni, qëndrimi i Qeverisë ka qenë shumë i qartë; të gjithë deputetët, e në këtë rast edhe z Limaj, kanë imunitet. Ky është konstatim i yni dhe i EULEX-it dhe duhet të respektohet Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)