26 Prill 2024

Thaçi: Kosova ka vijat e kuqe në bisedimet me Serbinë

Prishtinë, 5 maj - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është përgjigjur sot para deputetëve, pas interpelancës së kërkuar nga Lëvizja ”Vetëvendosje” rreth çështjes së bisedimeve ndermjet Kosovës dhe Serbisë.

Fillimisht Lideri i ”Vetëvendosjes” Albin Kurti ka paraqitur disa pyetje për të cilat ka kërkuar përgjigje nga kryeministri Thaçi, për bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti kërkoi të jepen sqarime pse Kosova domosdo duhet të bisedoi me Serbinë, ai kërkoi të bëhen publike bisedat se çka është biseduar me Rober Cooper gjatë mesit të vitit 2010 dhe pse Kosova nuk po vendos masa reciprociteti me Serbinë, si dhe a ka platformë të qartë të bisedimeve.

Kryeministri Thaçi duke i u përgjigjur Kurtit, tha se Kosova ka vijat e kuqe në bisedimet me Serbinë, e që sipas tij do të thotë se statusi i Kosovës dhe integriteti territorial i sajë janë të pa prekshme.

Ndërsa rreth platformës është përgjigjur se rezoluta e cila është aprovuar nga Kuvendi i Kosovës është platforma e bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Thaçi ka ripërsëritur se dialogu është teknik dhe jo politik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)