19 Prill 2024

Thaçi javën tjetër udhëton në Hagë, takon Haradinajn

Prishtinë, 17 dhjetor - Kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi pritet që gjatë javës së ardhshme të udhëtojë në Hagë për ta takuar liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, pas vendimit të Tribunali i Hagës, për anulimin e lirimit të përkohshëm të Ramush Haradinajt nga paraburgimi.

Mediat e Kosovës citojnë burime të afërta me PDK-në, të cilat kanë thënë se, kryeministri do ta bëjë këtë vizitë, javën që vjen.

Në fillim të tetorit ishte mbajtur një takim të strukturave udhëheqëse të dy partive, PDK dhe AAK, me qëllim të arritje së një konsensusi për krijimin e një strategjie të përbashkët lidhur me bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit, temë bosht e së cilave do të jetë veriu i vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)