20 Prill 2024

Thaçi i kërkon Pacollit të tërhiqet

Prishtinë, 3 mars - Koalicioni aktual qeverisës vazhdon ta ketë opsion kryesor për president ende kandidaturën e Behgjet Pacollit me gjithë refuzimet e opozitës për të marrë pjesë në seancë kur të votohet për të.

Kështu kanë deklaruar zyrtarë të lartë të AKR-së, parti kjo që kërcënoi të shtunën se po shqyrton seriozisht mundësinë e prishjes së koalicionit me PDK-në nëse nuk implementohet në tërësi marrëveshja për bashkëqeverisje.

Dje shtunën Kryeminsitri Thaçi i ka kërkuar Pacollit të tërhiqet nga synimet e tij për tu bërë president për shkak të refuzimeve të opozitës për të marrë pjesë në seancë kur të votohet për të. Por kjo kërkesë e Thaçit vlen vetëm për Pacollin, por jo edhe për partinë e tij, AKR.

Kjo ka nxitur edhe reagimin e partisë, që të shtunën përmes një deklarate për mediat kërcënoi me prishje të koalicionit.

Pavarësisht kërcënimit të AKR-së, ushtruesi i detyrës së kryetarit të AKR-së, Ibrahim Makolli ka thënë se marrëveshja është ende e vlefshme dhe koalicioni po funksionin. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)