23 Prill 2024

Thaçi i ka dërguar një telegram presidentit Obama

Prishtinë, 11 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe gjithë qytetarëve të SHBA-ve, me rastin e përkujtimit të nëntë vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit.

Sot, pas nëntë vitesh të sulmeve të 11 shtatorit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë fuqizuar edhe më shumë rolin e tyre në ndërtimin e paqes, të stabilitetit, të bashkëpunimit dhe zhvillimit për të gjitha vendet dhe popujt e botës.

Këto sulme qyqare sipas Thaçi-it, duke goditur shtetin dhe popullin që simbolizon vlerat më të larta të lirisë dhe demokracisë, të paqes, të tolerancës dhe të zhvillimit të gjithmbarshëm – SHBA-të,  ishin një goditje e rëndë për gjithë botën e civilizuar, për gjithë njerëzimin.

\"Qeveria dhe populli i Kosovës do të jetë përherë me ju në këtë rrugë, duke qenë mirënjohëse për mbështetjen e qeverisë dhe popullit amerikan për arritjen e lirisë, demokracisë, pavarësisë dhe zhvillimit të shtetit të ri të Kosovës\" – thuhet mes tjerash në telegramin që kryeministri Thaçi i ka dërguar presidentit Barack Obama dhe gjithë qytetarëve të SHBA-ve, me rastin e përkujtimit të nëntë vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)