29 Mars 2024

Të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, procesi ka nisur mbarë

Gjilan, 22 tetor - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Gjilan njofton opionionin se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe procesi ka nisur mbarë.

Në konferencën e parë për gazetarë, Arbër Ismajli, në emër të Shtabit të Degës, ka informuar se LDK është e përfaqësuar me komisionerë dhe vëzhgues në të gjitha vendvotimet.

“Gjilanasit po votojnë qetë. Nuk kemi ndonjë problem të raportuar në orën e parë dhe gjithçka është duke ecur sipas dinamikës të planifikuar nga Shtabi i Degës. I bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin sa më masivisht. Dita e bardhë po shihet në mëngjes”, ka thënë Ismajli.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)