30 Mars 2020

Të gjitha mediat botërore shkruajnë për rrëzimim e Qeverisë në mes të pandemisë

Prishtinë, 26 mars -  Deputetja Mimoza Kusari Lila rrëzimin e qeverisë që ndodhi dje e ka quajtur maskaradë politike në mes të krizës dhe luftës me pandeminë globale.

Kusari Lila përmes një shkrimi në facebook ka thënë së ashtu sikur e ka prezentuar në fjalimin e saj dje, sot Kosova u zgjua me lajmin për rrëzimim e Qeverisë në mes të pandemisë, në të gjitha mediat botërore.

"Jam e sigurt se historia do të gjykojë ata që e sollën këtë ditë, por gjithashtu kurrë më e sigurt nuk kam qenë se energjia dhe gatishmëria jonë për të vazhduar betejën për Kosovën shtet i zhvilluar dhe shtet i së drejtës nuk ka qenë më e madhe."

"Dje ishte vetëm një betejë në numrin e gjatë të tyre që duhet të bëjmë për vendin tonë."

"Do të kemi edhe shumë tjera me fitore për Kosovën dhe njerzit e saj", ka thënë deputetja Kusari Lila .

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 mars 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me propozimin për mbështetjen e sektorit privat pas përhapjes së pandemisë COVID-19. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, Rahovecit, ora 10:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë "AKB reagon ndaj Propozimit të Pakos së Qeverisë për mbështetjen e bizneseve". (Zyret e AKB-ës, ora 12:00)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe njëkohësisht koordinator i shtabit emergjent, Visar Shehu, dhe drejtori i Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari mbajn konferencë për media lidhur me masat e ndërmarra nga Komuna e Prizrenit kundër pandemisë COVID-19. (Shtëpinë e Bardhë ora 14:00)

 

- Nataliya Apostolova, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë në prani të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe Ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia do të nënshkruajë sot një kontratë me vlerë 5 milionë euro për nevoja të menjëhershme të Kosovës për luftimin e pandemisë COVID-19. (Ceremonia e sotshme e nënshkrimit do të transmetohet drejtpërdrejt në Facebook përmes faqes së BE-së në Kosovë @EuropeanUnionInKosovo, ora 17:00)