27 Nëntor 2022

Të enjten mbahet seanca plenare e radhës

Prishtinë, 26 shtator - Të enjten, më 29 shtator 2022, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë të re plenare.

Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e përbashkët me përfaqësues të grupeve parlamentare, të drejtuar nga kryetari Glauk Konjufca.

Seanca e të enjtes do të fillojë me deklarimet jashtë rendit të ditës, për të vijuar me pyetjet parlamentare.

Seanca do të vazhdojë me shqyrtimin e parë të Projektligjit për sanksionet e shÑ‘njestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut, Projektligjit për Anti dopingun dhe atij për edukimin në fëmijërinë e hershme.

Në këtë seancë pritet edhe formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.

Pas përfundimit të seancës së re, Kuvendi do t’u rikthehet shqyrtimit të pikave nga seancat e papërfunduara.

Në mbledhjen e sotme Kryesia, konform përgjegjësive të saj shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Kuvendit. ​


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2022

- Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë në Tiranë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizojnë “Ditën e Hapur’’ në të cilën do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)