19 Prill 2024

Tahiri u takua me ambasadorë e vendeve të BE-së

Bruksel, 19 maj - Gjatë qëndrimit të saj në Bruksel, zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri ka takuar në takime veçanta, Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Tim Barrow, Ambasadorin e Italisë Luca Giansanti dhe Ambasadorin e Çekisë, Václav Bálek. Takimet e fokusuan në dialogun teknik të ndërmjetësuar nga BE dhe në perspektivat evro-atlantike të Kosovës.

Zëvendëskryeministrja Tahiri, tha se Qeveria e Kosovës ka përkushtim të lartë për dialogun teknik  me qëllim që të arrihen rezultate konkrete që do të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetareve në vend, e po ashtu fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit rajonal dhe avancimit të agjendës evropiane të Kosovës.

"Dialogu teknik dhe përparimet e arritura janë një përpjekje serioze për të kontribuar për paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe afrimin e Kosovës me BE-në, tha ajo.

Zëvendëskryeministrja Tahiri theksoi angazhimin konstruktiv të delegacionit të Kosovës në dialog dhe bëri të njohur qëndrimin që problemeve tu jepen zgjidhe evropiane, duke marrë për bazë vlerat dhe standardet e BE-së, si modele të avancuara në interes të qytetarëve dhe shteteve që aspirojnë të jenë pjesë e BE-së.

Ajo më tej theksoi se raundi i katërt ishte me i suksesshmi dhe se procesi ka hyrë në fazën e marrëveshjeve konkrete veçmas për çështjet e lëvizjes së lirë, tregtisë së lirë, energjisë dhe telekomunikacionit, ndërkohë që për çështjet tjera të hapura ka pasur lëvizje përpara.

Zëvendëskryeministrja Tahiri në këto takime po ashtu njoftoi për vizionin e Qeverisë së Kosovës për një shtet të suksesshëm duke nënvizuar se Kosova është në epokën euro-atlantike dhe të një shtetndërtimi modern.

Në këtë kontekst, ajo vuri theksin te reformat gjithëpërfshirëse që i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik, krijimit të një klime të favorshme për investime të huaja, reformave në administratën publike, etj.

Zëvendëskryeministrja Tahiri kërkoi mbështetjen e vendeve përkatëse për integrimin e Kosovës në BE, dhe shtroi kërkesat për heqjen e vizave për Kosovën, hyrjen në marrëdhënie kontraktuale dhe përshpejtimin e statusit të kandidatit për Kosovën përmes planeve të veçanta.

Ambasadorët Barrow, Giansanti dhe Balek vlerësuan lartë angazhimet reformatore të qeverisë së Kosovës dhe përkushtimin e Kosovës për dialogun teknik në funksion të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal.

Në mënyrë të veçantë vlerësuan njoftimet e dorës së parë për konceptin dhe angazhimet e Kosovës në dialog me Serbinë si dhe shprehën përkrahjen e fuqishme të vendeve të tyre për këtë proces të rëndësishëm që do ta hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy shteteve të pavarura dhe sovrane.

Ambasadorët konfirmuan mbështetjen e vendeve të tyre për integrimin e Kosovës në BE, duke thënë se Kosovë është pjesë e Evropës dhe se duan që sa më parë atë ta shohin të integruar plotësisht në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Gjatë orëve të pasdites, zëvendëskryeministrja Tahiri zhvilloi një takime pune me ndërmjetësin Robert Cooper, me ç`rast u riafirmua vlerësimi i lartë për rezultatet e raundit të katërtë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)