24 Prill 2024

Tahiri: Serbia synon ta kthejë dialogun nga teknik në politik

Prishtinë, 16 maj - Zëvëndes kryeministria e Kosovës Edita Tahiri ka deklaruar se Serbia po përpiqet t`i ndryshojë karakterin dialogut me Kosovën.

Shefja e ekipit të Kosovës për bisedime me Serbinë ka thënë se qëllimi i Beogradit është që dialogun ta kthehë nga teknik në politik.

Tahiri ka reaguar pas deklaratave të shefit të ekipit të Serbisë për bisedime me Kosovën, Borislav Stefanoviç, dhënë gazetës serbe “Politika” pas kthimit në Beograd nga vizita në Prishtinë, ku kryenegociatori serb kishte thënë se qeveria e Serbisë në bisedë me Prishtinën do të zgjidhë pozitën e serbëve në Kosovë, si dhe e kishte përshkruar palën kosovare me mungesë guximi për të ofruar propozime.

“Është evidente se e ashtuquajtura pavarësia e tyre nuk funksionon, pavarësisht përkrahjes së qendrave më të fuqishme botërore”, kishte thënë Stefanoviç.

Këtë deklaratë të bashkëbiseduesit të saj, Tahiri nuk e ka parë të dobishëm për bisedimet midis dy vendeve.

“Unë mund t`ju them se Prishtina, përkatësisht delegacioni i Kosovës në dialogun teknik vazhdimisht ofron propozime të avancuara që janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe me parimet euroatlantike dhe është e fokusuar në agjendën e dialogut, e cila është e përqendruar në çështje teknike, ndërsa pala e Beogradit ka tendencë t`i shmanget agjendës zyrtare për çështje teknike dhe përpiqet që të dalë në tema politike, dhe kjo është diferenca e qasjeve midis dy delegacioneve” theksoi Tahiri.

Tahiri ka treguar se të hënën do të fluturojë drejt Brukselit për të marrë pjesë të martën dhe të mërkurën në raundin e katërt të bisedimeve.

Shefja e ekipit të Kosovës për bisedime me Serbinë ka bërë të ditur se temat kryesore që do të trajtohen në raundin e katër janë çështja e të pagjeturve, çështja e trashëgimisë kulturore dhe çështja e njohjes së diplomave shkollore dhe universitare.

Ajo ka deklaruar se këtë raund të bisedimve e sheh si një mundësi të mirë për zbutjen e, siç e ka quajtur ajo, diferencave me palën serbe në çështjet të cilat do të diskutohen.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)