24 Prill 2024

Tahiri: Reformat shtetërore janë në funksion të integrimeve

Prishtinë, 20 gusht - Ministrja e Administratës Publike, znj. Edita Tahiri, mbajti një ligjëratë në Universitetin Amerikan të Kosovës, për studnetët e shkollës verore të AUK-ut. 

Tema e kësaj ligjërate ishte “Plotësimi i standardëve për integrim” Me këtë rast ministrja Tahiri, ka folur për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.

Më pas Ministrja Tahiri u fokusua në rolin që ka Ministria e Administratës Publikë në këtë proces. Ministrja Tahiri fillimisht foli për reformën e administratës publike, ku potencoi të arriturat në këtë drejtim që janë baza ligjore me miratimin dhe hyrjen në fuqi të ligjit për shërbimin civil dhe pagat e shërbyesve civil, poashtu hartimi i strategjisë së reformës në administratën publike dhe rishikimet funksionale.

Znj Tahiri tha se ka për bazë një filozofi moderne të administratës publike sipas vlerave të profesionalizimit, cilësisë, paanësisë, dhe efikasitetit e drejtuar kah qytetarët.

Ajo foli edhe për rëndësinë që ka komponenta e edukimit për shërbyesit civil dhe administratën publike në përgjithësi, në këtë kontekst shpalosi pjesë nga planet për ngritjen e nivelit të edukimit me fokus tek pozitat e  larta drejtuese dhe pozitat drejtuese në shërbimin civil të Kosovës.

Ministrja Tahiri më pas foli për Qeverisjen Elektronike si një resor tjetër të rëndësishëm që mbulon Ministria që ajo drejton, duke thënë se ka të arritura të shumta në këtë drejtim dhe vizioni për një “Kosovë Digjitale” po jetësohet çdo ditë.

Në fund Ministrja Tahiri foli edhe për procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe të banesave i cili pritet të mbahet në Kosovë në prill të viti 2011.

Znj. Tahiri tha se ky regjistrim do të jetë sipas standardeve ndërkombëtare dhe do ti mundësojë institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës që të kenë informata të sakta të cilat u kanë munguar atyre për një kohë shumë të gjatë.

Ministrja Tahiri u përgjigj pyetjeve të shumta që u shtruan në këtë takim me studentë nga vendi dhe bota. Ajo falënderoi AUK-un, për organizimin e këtij takimi dhe për bashkëpunimin e mirë që AUK ka ndërtuar me MAP në fushën e ngritjes së kapaciteteve të shërbyesve civil.

Përveç Ministres Tahiri, studentëve të Shkollës Verore të AUK–ut u ligjëruan edhe Ministri i Ekonomisë dhe Financave z. Ahmet Shala,  Ministri i Tregtisë dhe Industrisë z. Lufti Zhargu dhe Ministri i Kulturës, Risinë dhe Sporteve z. Lutfi Haziri. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)