26 Prill 2024

Sydow: KE kërkon zgjedhje të lira dhe të drejta

Prishtinë, 29 nëntor - Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi priti sot në takim Bjorn Von Sydow, Raportues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Biseduam për situatën e krijuar në Kosovë pas dorëheqjes së Presidentit dhe mocionit të mosbesimit për Qeverinë. Me gjithë këto zhvillime, situata në Kosovë është mjaftë stabile, është një situatë që e parasheh edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe se Kosova po i bën të gjitha përgatitjet për të pasur zgjedhje të lira, të ndershme dhe të drejta”, theksoi Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi pas takimit.

Ai ka deklaruar se kanë biseduar edhe për mundësinë që në Komisionet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në të ardhmen, sa herë që do të bisedohet çështja e Kosovës në komisionet e kësaj Asambleje, të jenë edhe përfaqësuesit e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Raportuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bjorn Von Sydow, theksoi se me Krasniqi ka pasur takime edhe më herët, por tash do të jetë më mirë, pasi do të ketë mundësi për një përfaqësim apo pjesëmarrje më të rregullt të Kuvendit të Kosovës në takimet e Komisioneve Parlamentare të Asamblesë së Këshillit të Evropës, sa herë që në Këshillin e Evropës dhe në komisionet e tij, kur diskutohen çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën dhe unë jam shumë i lumtur për këtë fakt.

“Vizita ime këtu është e lidhur me zgjedhjet e përgjithshme që mbahen së shpejti. Si raportues për Kosovën, unë preku çështjet që janë shumë të rëndësishme për kosovarët: zgjedhjet e lira dhe të drejta. Të mos ketë prishje, as me para as me ndonjë formë tjetër, të këtyre zgjedhjeve ditën që do të mbahen ato. Që të ketë një proces të mirë, në të gjitha aspektet e votimit – me votimet listat e votuesve, numërimi i votave e kështu me radhë”, tha Sydow.

Ai ka paraparë që të takohet me të gjithë përfaqësuesit e partive politike që do të marrin pjesë në zgjedhje dhe të flet me ta që të kontribuojnë në arritjen e qëllimit për të pasur këso zgjedhjesh.

“Kur të gjitha këto të përfundojnë, kur të kemi një kryetar të Kosovës, një kryeministër, shpresojmë se do të mund të fillojë dialogu i institucionalizuar mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Raportuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Bjorn Von Sydow.

I pyetur me çfarë organizmash do të sigurohen zgjedhje të lira dhe demokratike, nëse e kemi parasysh se në një proces minor zgjedhor, siç ishte ai i Rahovecit, u evidencuan parregullsi, dhe Demokracia në Veprim dhe vëzhguesit vendorë dështuan në njëfarë forme në dhënien e rezultateve korrekte, z U.D. i Presidentit, dr. Jakup Krasniqi u përgjigj:

“Në përgjithësi mund të them se edhe në rastin e Rahovecit ka pasur parregullsi, por vërtet kanë qenë minore dhe nuk do të duhej t’i zmadhonim. Unë pres që partitë politike në Kosovë që e kanë përgjegjësinë kryesore për organizimin dhe mirëmbajtjen e zgjedhjeve e dinë rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, dhe kanë përgjegjësinë para qytetarëve të Kosovës, para institucioneve të Kosovës, para demokracisë në Evropë pasi që të gjitha partitë politike në fjalorin e tyre kanë integrimet në drejtim të Bashkimit Evropian”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)