03 Qershor 2020

Sveçla vizitoi Ipeshkvinë e Kosovës

Prishtinë, 29 mars - U.d Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njëherësh Koordinator i Grupit Ndër-institucional, Xhelal Sveçla, ka vizituar Ipeshkvinë e Kosovës, ku është pritur nga Ipeshkvi, Dodë Gjergji.

Qëllimi i këtij takimi ishte përcjellja mesazheve në kuadër të fushatës intensive që janë duke bërë institucionet e Kosovës, në veçanti Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, për t’i bindur qytetarët e Kosovës që t’i zbatojnë vendimet e marra nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Me këtë rast ministri Sveçla kërkoi nga Ipeshkvi i Kosovës, z. Dod Gjergji që të përdorë autoritetin e kishës katolike në Kosovë, që krahas institucione të shtrijnë ndikimin e tyre për t’i bindur të gjithë besimtarët  dhe të gjithë qytetarët në përgjithësi, që daljet nga shtëpitë e tyre t’i bëjnë vetëm atëherë kur është e domosdoshme.

U. D Ministri Sveçla vlerësoi se në bazë të gjitha rekomandimeve që janë bërë në luftimin e Covid 19, vlerësohet se shmangia e kontakteve dhe qëndrimi i qytetarëve nëpër shtëpitë e tyre, janë masat më të mira në parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Ndërsa Ipeshkvi, Dodë Gjergji, vuri në dukje se do të intensifikojë angazhimin e tij, së pari tek komuniteti katolik, por dhe tek të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të ndjekin me kujdes udhëzimet e institucioneve të Republikës së Kosovës për të qëndruar në shtëpi.

Ai tha se qytetarët e Kosovës kanë përballuar sfida edhe më të mëdha, prandaj  edhe kësaj radhe bashkërisht do t’ia dalin.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ku raporton Drejtorit te AKI-së Kreshnik Gashi lidhur me gjendjen e sigurisë gjate periudhës se pandemisë dhe situatën aktuale. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00) 

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e qeverisë, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë për votimin  për votimin e Qeverisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të vendos vazo dekorative gjelberuese në sheshin Bill Klinton. (Shshi Bill Klinton, ora 11:00)
  
- Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruan kontratën për Bursën Olimpike Tokyo 2020 me mundësin, Egzon Shala. (Zyret e KOK-ut në Shtëpinë e Sportit, 13:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mban konferencë për media. (Hapësira në hyrje të Presidencës, ora 16:00 )