28 Mars 2024

Surroi: “Kosova – shtet jofunksional, por jo i dështuar”

Washington, 22 prill - Publicisti dhe politikani i njohur i Kosovës, Veton Surroi tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se viti 2010 do të jetë periudhë e shtimit të trysnisë për fillimin e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që nuk do të kenë të bëjnë me statusin politik, por më çështje që mund të kenë ndikim edhe në çështje të hapura siç është çështja e veriut.

Në intervistë Surroi thotë se strategjia e paralajmëruar për integrimin e veriut të Kosovës është lajm i mirë, por nuk pret ndryshim rrënjësor në atë pjesë të vendit, që sipas tij është peng i marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

\"Kosova është në këtë moment shtet jofunksional dhe nuk është shtet jofunksional vetëm për shkak të kosovarëve, por është shtet jofunksional edhe për shkak të bashkësisë ndërkombëtare e cila nuk e ka definuar shumë mirë rolin e vet këtu. Ekziston një shkallë dallimi mes jo funksionalitetit, ose jo funksionalitetit të plotë, që do të ishte rasti i Kosovës dhe dështimit. Nuk jemi shtet i dështuar, por mund të jemi shtet i dështuar nëse nuk ka lëvizje të cilat do ta vinin në funksionalitet shtetin, raportet e shëndosha demokratike, raportet e kontrollit të parlamentit mbi qeverinë, të qytetarëve mbi parlamentin, d.m.th raportet bazike të një shteti demokratik, funksional\", ka deklaruar Surroi.

Tranzicioni në pavarësi sipas tij ka qenë i pa dhunshëm, fatmirësisht dhe kjo është përafërsisht e tëra që vlen në këtë tranzicion dhe të gjitha të tjerat kanë vlerësime ose \"nule\" ose negative, që kanë të bëjnë me kapacitetin qeverisës, me sovranitetin, ushtrimin e sovranitetit, me përpjekjen për subjektivitet ndërkombëtare, më zhvillimin ekonomik, me tejkalimin e problemeve strukturore në zhvillimin ekonomik, d.m.th. të gjitha këto kanë mangësi, diku më të mëdha, diku me të vogla, por gjithsesi të dukshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)