28 Mars 2024

Sundimi i ligjit parakusht për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie

Prishtinë, 11 shkurt - Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, sot takoi shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, nga i cili pranoi urimet e tij për detyrën e re në krye të Kuvendit.

Me këtë rast, dr. Osmani i dëshiroi mirëseardhje shefit të ri të EULEX-it, duke garantuar bashkëpunim për çështje të cilat janë në përgjegjësi të Kuvendit dhe EULEX-it.

Kryetarja e Kuvendit, Osmani, theksoi se forcimi i sundimit të ligjit, si parakusht për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie, do të jetë një ndër prioritetet e institucioneve të Kosovës.

Ajo e ritheksoi qëndrimin e saj se fokusi i institucioneve të vendit do të jetë i orientuar kryesisht drejt zhvillimit të kapitalit njerëzor.

Në anën tjetër, z. Wigemark u pajtua plotësisht që sundimi i ligjit duhet të jetë prioritet në Kosovë.

Duke përmendur metodologjinë e re të zgjerimit të Komisionit Europian, e cila e vendos sundimin e ligjit si element themelor për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor, z. Wigemark shprehu vullnetin për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it në funksion të këtij qëllimi.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)