28 Mars 2024

Stewart Jones viziton Kosovën

Prishtinë, 26 shkurt - Zëvendës ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Stewart Jones do të qëndrojë sot për një vizitë në Kosovë ku pritet të takojë krerët e vendit, ndërsa pritet të bëjë një vizitë edhe në Mitrovicë.

Do të jetë kjo vizitë e rikonfirmimit të qëndrimeve amerikane ndaj Kosovës, të administratrës së presidentit Barack Obama, në mbështetje të forcimit të institucioneve dhe zhvillimit të mëtejmë si një shtet funksional, demokratik e shumetnik, i aftë për të arritur aspiratat euroatlantike. 


Në orët e pasdites ai do të takohet me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, në të cilin do të marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni.

Temë diskutimesh në këtë takim, mes tjerash, pritet të jetë çështja e përpjekjeve që autoritetet në Kosovë janë duke i ndërmarrë për të shtuar numrin e vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.Kosova deri më tash gëzon njohjen e 65 vendeve të botës, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara dhe 22 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)