26 Prill 2024

Steinbach: Statusi i Kosovës është çështje e mbyllur

Prishtinë, 4 nëntor - Për Republikën Gjermane statusi i Kosovës është çështje e mbyllur, derisa ajo vazhdon ta mbështetë dialogun në mes të shteteve fqinje Serbia dhe Kosova që do të iniciohet nga Bashkimi Evropian, ka deklaruar të martën në veri të Mitrovicës, ambasadori gjerman në Kosovë, Hans Dieter Steinbach.

Ndërkaq, sa i përket të ardhmes së Mitrovicës, ai tha se si diplomat duhet të jetë optimist dhe të shpresoj që të punojnë bashkë dy palët shqiptarët dhe serbët.

Këto komente ai i bëri gjatë vizitës së tij në qendrën multietnike të grave biznesmene që ndodhet në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, të cilën edhe e mbështet financiarisht ambasada gjermane.

“Më vjen mirë që sot për të satën herë jam këtu në vizitë, sepse punojmë për një kohë të gjatë me këtë qendër e cila punon përtej kufijve, është multietnike. Kemi gjetur një partner që punon shumë në këtë lagje për të përmirësuar jetën e banorëve të saj, sidomos fëmijëve dhe grave,” tha Steinbach.

Kjo qendër, sipas ambasadorit, është një shembull shumë i mirë që puna e përbashkët mund të kalojë kufijtë, është një kompliment për të dyja palët, model për të kaluar kufijtë duke punuar për interesin e këtij rajoni.

“Do të ishte mirë që njerëzit të vazhdojnë të punojnë se bashku dhe më në fund situata në veri të përmirësohet. Këtu e kemi edhe KFOR-in dhe EULEX-in të cilët po punojnë në këtë drejtim,” theksoi ambasadori gjerman.

I pyetur rreth qëndrimit të shtetit të tij për azilantët nga Mitrovica, për të cilët është folur se do të kthehen, ndërkohë që gjendja në këtë qytet ende nuk është në nivelin e duhur, ai tha se nuk do të ketë masë të madhe të të kthyerve. Njëherësh ai tha se do të shikohet se si po shkojnë gjërat, dhe pas kthimit Gjermania do të angazhohet për integrimin e tyre.

Sipas tij, në lidhje me këtë çështje do të bëhet ndonjë marrëveshje në mes të Kosovës dhe Gjermanisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)