19 Prill 2024

Sot shënohet festa kombëtare franceze në Kosovë

Prishtinë, 14 korrik - Kjo fundjavë do të jetë e pasur me ngjarje që do të organizohen për nder të 14 Korrikut, Festës kombëtare franceze.

Kremtimi i Festës kombëtare i ka parapri nje "Ballo", e organizuar  dje nga Aleanca franceze e  Prishtina që ishte e hapur për të gjithë.

Me rastin e kremtimit të Festës Kombëtare Franceze Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert do të organizojë pritje për personalitetet e Kosovës dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare si dhe për komunitetin francez që jeton në Kosovë.

Kjo ngjarje, e mbështetur nga shumë sponsorë, do t'u mundësojë të ftuarve të takohen në një atmosferë të ngrohtë dhe festive për të përkujtuar datën simbolike të 14 korrikut.

Festa Kombëtare Franceze është e lidhur me dy ngjarje emblematike në historinë e Francës: kryengritjen popullore dhe marrjen e Bastillës më 14 korrik 1789, pikënisje e Revolucionit Francez; dhe Festa e Federatës së 14 korrikut 1790, duke festuar në Paris unitetin kombëtar dhe përvjetorin e parë të marrjes së Bastilit. 14 korrik, çdo vit ka një sukses të madh, me paradën e saj ushtarake në Champs-Elysees me ballo  dhe fishekzjarre kudo në Francë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)