25 Prill 2024

Sot rivotohet në pesë komuna të Kosovës

Prishtinë, 9 janar - Sot në Kosovë do të ketë sërish votime për pushtetin qendror me ç'rast mbi 130 mijë votues që do të mund të hedhin votat e tyre në 62 qendra votimi me 185 vendvotime në Drenas, Skenderaj, Deçan, Malishevë e Lipjan.

Për të shmangur përsëritjen e parregullsive, kësaj radhe ka një angazhim më të madh të organizatave ndërkombëtare dhe të vendit.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian në Kosovë po koordinon përsëri “Misionin e Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Kosovë” për të përcjellë rivotimin në 62 qendra votimi dhe 185 vendvotime në komunat Skënderaj, Drenas dhe Deçan dhe në qendrat e zgjedhura të votimit në Lipjan dhe Malishevë.

Sot, 100 ekipe të Vëzhgimit të Zgjedhjeve do të përcjellin çdo fazë të zgjedhjeve në ditën e votimit, ashtu siç bënë më 12 dhjetor 2010. Këtë herë ekipet do të jenë statike, që do të thotë se ato do të qëndrojnë në një qendër votimi gjatë gjithë ditës.

Një ekip do të mbulojë nga një deri në tre vendvotime. Ekipet e vëzhgimit do të përbëhen nga anëtarë të stafit të ICO/EUSR-së, anëtarë të misioneve diplomatike në Kosovë, si dhe nga diplomatë të vendeve të tjera anëtare të BE-së dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Procesin e rivotimit do ta monitorojë edhe një delegacion i Parlamentit Europian, i përbërë nga dy anëtarë, Ulrike Lunacek nga Austria, dhe Juta Shtajnruk nga Gjermania.

Anëtarët e PE-së do të mbajnë një konferencë për media një ditë pas zgjedhjeve, më 10 janar, në Prishtinë, për të dhënë vlerësimet rreth procesit të rivotimit.

Edhe koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim do të monitorojë procesin e rivotimit në Komunat e Skenderajt, Drenasit dhe Deçanit, si dhe pjesërisht në Komunat e Lipjanit dhe Malishevës, me mbi 500 vëzhgues.

Parregullsitë e shfaqura në zgjedhjet e 12 dhjetorit kushtëzuan rivotim në pesë komuna të vendit, ndërsa rivotime të tjera priten edhe në atë ardhmen, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë të Kosovës që të urdhërojë  rivotim edhe në komunën e Mitrovicës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)