28 Mars 2024

Sot mblidhen tri komisione parlamentare

Prishtinë, 12 maj - Sot në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen tri Komisione parlamentare për të diskutuar për çështje të caktuara që lidhen me situatën e krijuar me Pandeminë e koronavirusit.

Fillimisht do të mbahet mbledhja Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në të cilën do te diskutohet lidhur me menaxhimin e situatës se sigurisë në Kosovë gjatë pandemisë globale COVID-19. 

Pastaj do te mblidhet Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të shqyrohet  shkresa e Kryetares së Kuvendi që ka të bëjë me mandatin e deputetit Etem Arifi.

Në ketë mbledhje po ashtu do të bëhet shqyrtimi i kërkesës së deputetit Behgjet Pacolli për interpretim të detyrave dhe funksionit të deputetit si dhe pengimit në kryerjen e detyrave kushtetuese. 
   
Gjatë ditës së sotmë do të mbahet anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ku do të takohen me drejtorin e SHSKUK,  Basri Sejdiu, me drejtorin e IKSHP Naser Ramadani, menaxherin e Qendere së Karantinës Valdet Hashani dhe menaxherin e Qendres Operative Pashk Buzhala.    
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)