29 Mars 2024

Sot fillon Epopeja e UÇK-së në Kosovë

Prishtinë, 5 mars - Sot nën patronazhin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, fillon manifestimi tradicional “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Që nga ora 12:00, në Sheshin ‘’Skënderbeu’’, Garda e Nderit e FSK-së nderon manifestimin me prezencën e personaliteteve të larta shtetërore.

Në orën 18:00 fillon turneu ndërkombëtar i futbollit të vogël “Adem Jashari” në Pallatin e Rinisë, ku marrin pjesë reprezentacione dhe ekipe nga rajoni dhe më gjerë.

Të shtunën, më 6 mars, nga ora 10:00 do të bëhen homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Prekaz, ndërsa në orën 18 në Pallatin e Rinisë, në Sallën e Kuqe, mbahet Akademia Përkujtimore.

Ndërkaq, të dielën, me 7 mars, në orën 18:00, mbahet manifestimi kulturor tradicional “Nata e Zjarreve”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)