25 Prill 2024

Sot dhe nesër mbahet takimi për MSA-në Kosovë - BE

Prishtinë, 17 shtator - Sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahet mbledhja e Pestë e Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) BE-Kosovë, i cili përbëhet nga deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe të Parlamentit Evropian.

Ky komisioni përbehet nga dy delegacione: delegacionit parlamentar të Kosovës që kryesohet nga deputeti Memli Krasniqi dhe delegacionit të parlamentarëve evropianë, që kryesohet nga Tonino Picula.

Tema të diskutimit në mbledhjen e Komisionit Kosovë - BE do të jenë raportet Kosovë – BE, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, zhvillimi ekonomik dhe zbatimi i MSA-së, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe tema të tjera.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)