19 Prill 2024

Sindikatat nuk mund të jenë mbi Gjykatën Kushtetuese

Prishtinë, 13 dhjetor - Njohësi i zhvillimeve ekonomike në vend, Safet Gërxhaliu, ka deklaruar se të gjithë ata që janë kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës duhet ta kuptojnë se ajo është instanca e fundit e një shteti.

“Jemi dëshmitar që në Kosovës shpesh edhe ligjet janë bërë për të eksperimentuar, apo janë bërë për kalkulime politike dhe që tentojnë për të sprovuar edhe organin më të lartë të një shteti në këtë rast Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, tha ai.

Sipas tij rritja e pagave në çdo vend bazohet në nivelin e rritjes ekonomike të atij vendi.

“Edhe vet vendimi për ligjin për paga në Kosovës, i ardhur nga akterët politik në vend, ka qenë i pa bazuar mirë, i pa planifikuar mirë.  Nuk ka pasur analizë të mirë për këtë ligj. Unë e kuptojë rëndësinë e sistemin arsimor në Kosovës, e kuptoj rëndësinë e sistemit shëndetësor dhe e kuptojë rëndësinë e sigurisë në Kosovë, por ligji duhet të jetë në funksion të të gjithëve dhe të mos ketë ndarje selektive”, tha ai.

Gërxhaliu vlerësoi se Ligji i pagave më shumë ka sjellë ndarje, diskriminim se sa barazi. “Duhet të ketë rishikim të këtij ligji, sjellë ndarje të madhe nëse krahasohet edhe më sektorin privat”, tha ai.

Njohësi i zhvillimeve ekonomike në vend, Safet Gërxhaliu tha se nuk duhet të kundërshtohet vendimi i kushtetueses. “Është e kot të ketë kundërshtim, Gjykata Kushtetuese e Kosovës është instanca më lartë gjyqësore e një vendi”, tha ai.

Sipas tij institucionet shtetërore dhe akterët e tjerrë duhet të ulen dhe të gjejnë modalitetet më të mira për të pasur një barazi sociale.

“Nëse krahasohen edhe sot pagat në sektorin publik me ato të sektorit privat janë shumë të ndryshme, rritja e pagave në sektorin privat nuk është e mundur, edhe pse ky sektor gjeneron të gjitha të hyrat për buxhetin e Kosovës”, tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)