19 Mars 2024

Sigurimi i PDK-së largon me dhunë Organizatat e Shoqërisë Civile

Prishtinë, 17 qershor - Ogranizatat e Shoqërisë civile të cilët kanë mbajtur “Marshin e Refuzimit” në kundërshtim të Projektligjit për Financimin e Partive Politike, sot janë përballur me rezistencë në selinë e Partisë Demokratike te Kosovës.

Ata nuk janë lejuar nga sigurimi që të vendosin mbishkrimet të cilat thirrin për refuzim të këtij projektligji, derisa marshuesit janë përplasur me sigurimin.

Marshuesit me dhunë janë nxjerrë jashtë oborrit të seilsë se PDK-së, parti kjo e cila udhëheqët nga kryeparalamentari Veseli.

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, e ka quajtur turp për PDK-në këtë incident.

Ai kërkoi nga kryetari i këtij subjekti politik, Kadri Veseli, përgjegjësi për dhunën e sigurimit të kësaj partie ndaj pjesëmarrësve.

“Ne sot kemi vizituar të gjitha subjektet politike, kjo na u pamundësua te PDK. I bëjmë thirrje Veseli që të sigurojë ligj që të sigurojë sigurinë tonë për të protestuar lirshëm. Ne jemi qytetarë të këtij vendi, ne kemi të drejtë të protestojmë, ne kemi kërkuar leje, ne kemi marrë leje për të protestuar."

"I bëjmë thirrje Veseli dhe subjektit të tij politik që të demonstrojë demokraci, i bëjmë thirrje që të garantojë siguri, i bëjmë thirrje që të tërheqë ligjin, i bëjmë thirrje që të mos na i prek qytetarët të cilët kanë dalë, sepse nuk duhet të jetë parti e dhunës, duhet të ndërtojë standarde për qeverisje të mirë. Është kryetar i Parlamentit, duhet të jetë shembull i subjektit të tij për qeverisje të mirë."

"Ne bëjmë edhe një herë thirrje duke mos rënë nën provokimin e truprojave të tij që Kuvendi ta tërheqë ligjin, i cili nuk garanton transparencë, i cili nuk garanton dhe nuk jep emra të donatorëve të tyre, kërkojmë që të mos kushtëzojnë grantet donacione me tender. Ne i kërkojmë edhe një herë që Veseli të marrë masa në partinë e tij për dhunën, të cilën e kanë ushtruar sot mbi aktivistët e shoqërisë civile”, tha ai.

Ndërkaq ndryshe janë pritur me duartrokitje nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët para selisë së tyre i kanë vendosur një mbishkrim “Pajtohemi, Ligji nuk kalon”.

Në hyrje të kësaj selie ishte vendosur një pankartë ku thuhej “Pajtohemi, ligji nuk kalon!”

Pas Vetëvendosjes, organizatat e shoqërisë civile janë ndalur edhe te selia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku kanë kërkuar që projektligji të mos kalojë.

Përfaqësuesit e 100 organizatave joqeveritare janë ndalur edhe te selia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ku kanë kërkuar nga kryetari i kësaj partie, njëherësh kryeministri i vendit Ramush Haradinaj që të tërhiqet ky projektligj.

Po ashtu, në hyrje të kësaj partie janë vendosur amendamentet që sipas shoqërisë civile janë në kundërshtim me ligjin.

Më pastaj, ata janë ndalur te Nisma Socialdemokrate, ku kanë kërkuar nga kryetari i kësaj partie Fatmir Limaj dhe deputetët e Nismës që të mos votojnë për këtë projektligj. Të njëjtat kërkesa janë paraqitur edhe te selia e Partisë Socialdemokrate.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)