19 Mars 2024

Siguria e një shteti varet nga kualiteti i marrëdhënieve të sigurisë

Prishtinë, 14 dhjetor - Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se siguria e një shteti varet nga kualiteti i marrëdhënieve të sigurisë dhe lidhjeve paqësore dhe fqinjtë

Ai i ka bërë këto komente përmes një postimi në Twitter, pak para se të fillojë seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të miratohen tri projektligjet që do të tranformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në kapacitete ushtarake.

“Teksa Kuvendi vepron sot, le të rikujtojmë se siguria e një vendi varet nga cilësia e marrëdhënieve të tij të sigurisë, marrëdhëniet paqësore dhe bashkërisht të dobishme me fqinjët e saj, por edhe nga forca dhe profesionalizmi i forcave të saj të armatosura”, ka thënë Kosnett.

Të enjten ambasadori amerikan e ka cilësuar “historik” votimin për transformimin e FSK-së në ushtri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)