26 Prill 2024

Shukri Buja i bashkohet Nismës

Prishtinë, 17 gusht - Në një konferencë për medie, platformës politike të Nismës për Kosovën, i është bashkuar sot Shukri Buja, veprimtar i hershëm në aktivitetin politik e ushtarak për lirinë e Kosovës, ish-kryetar i komunës së Lipjanit dhe ish-deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Mirëseardhje në familjen politike të NISMA për Kosovën, i ka shprehur edhe kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj. Kryetari Limaj tha se me Bujën ga sot e tutje janë në një rrugë të përbashkët të realizimit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës.

"Për ne është nder i madh që Shukri Buja është pjesë e Nismës, për faktin se Buja është një njeri që rrjedh nga një familje e madhe që ka dhënë shumë për lirinë së Kosovës", tha Limaj.

Ndërsa, Shukri Buja, gjatë kësaj konference, tha se është përcaktuar për të qenë pjesë e NISMA për Kosovën, për të ecur përpara me bashkëveprimtarët e tij të para dhe pas luftës.

"Tani e tutje do të ecim së bashku me synimet që të punojmë për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj", tha ai.

Po ashtu, Buja tha se NISMA e ka një program shumë të mirë, socialdemokrat, mjaft mirë të konsoliduar, ku e gjen veten në këtë program, dhe ka premtuar se do të angazhohet që së bashku të punojnë për platformën politike të Nismës, që në fokus ka interesin e qytetarëve të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)