19 Prill 2024

Shtyhet raundi i pestë i bisedimeve Kosovë - Serbi

Prishtinë, 10 qershor - Raundi i pestë i bisedimeve nuk do të mbahet më 14 dhe 15 qershor sic qe paralajmëruar, ndërsa palët japin qwndrime të ndryshme.

Për këtë raund qe paralajmëruar se do të ketë nënshkrim të marrëveshjeve, ndërkohë që kryenegociatorja kosovare Edita Tahiri, ka thënë se bisedimet janë shtyrë, pasi që Beogradi i frikësohet nënshkrimit të marrëveshjeve për temat që janë diskutuar si: lëvizja e lirë, tregtia, energjia dhe telekomunikacioni.

Por, shefi i ekipit serb të negociatave, Borko Stefanoviq, ka thënë se shtyrja është bërë në marrëveshje me të dyja palët.

"Mendoj se nuk është në rrgull që të jepen kualifikime të tilla, vecanërisht nga ana e Prishtinës, sepse e dinë më së miri se kush ka qenë më shpesh kundër nënshkrimit të marrëveshjeve. Kjo nuk na sjellë më afër marrëvshjeve dhe unë mohoj se ne i frikësohemi çfarëdo marrëveshjeje. Jemi të gatshëm që të arrijmë marrëveshje me Prishtinën. Dhe mendoj se jemi shumë afër", tha Stefanoviq.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)